Brandi yt, me kokën lart.
Dizajn që të bën krenar ta tregosh kudo, nga Instagrami te kartvizita.
Si patoku që ecën me kokën lart, brandi yt del me krenari. Logo, postime, faqe interneti dhe aplikacione, të krijuara me inteligjencë artificiale dhe shije njerëzore.
Dizajn logo, branding, postime për Instagram e Facebook, website dhe aplikacione për biznese në Shqipëri dhe Kosovë. Pesë shërbime, një qëllim: që brandi yt të shihet, të dëgjohet dhe të mbahet mend.
Logo, ngjyra, fonte dhe rregulla. Një identitet që mbahet mend.
Postime, reels dhe tekste që ndalojnë scroll-in.
Faqe të shpejta e moderne që i kthejnë vizitorët në klientë.
Nga ideja te prototipi i klikueshëm, i bukur dhe i lehtë për t’u përdorur.
Motion, video me AI, fushata, packaging dhe print.
Sepse patoku ka tri cilësi që i duhen çdo brandi.
Dizajn që të bën krenar ta tregosh kudo, nga Instagrami te kartvizita.
Ide dhe draft-e të shpejta, pa pritje të gjata për çdo ndryshim.
Dizajn që bie në sy dhe tekst që të ndalon në feed.
Tërhiq volumin dhe zgjidh paketën. Sa më shumë zhurmë, aq më shumë merr.
S'ka problem. Patoku ta printon faturën: zgjidh atë që të duhet dhe na shkruaj.
Tre hapa, nga mesazhi i parë deri te puna e gatshme.
Një mesazh në DM mjafton. Na thuaj çfarë bën biznesi yt dhe çfarë të duhet.
Krijojmë disa opsione shpejt dhe i përmirësojmë me sy njerëzor.
Zgjedh variantin që të pëlqen dhe e merr gati për t’u publikuar.
Na shkruaj në Instagram dhe na trego për projektin tënd. Patoku përgjigjet shpejt.